Li Keqiang-Vuçiç: Kina, në favor të zhvillimit e lulëzimit rajonal

Pas pjesëmarrjes pasditen e së martës në Beograd në takimin e tretë të liderëve mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologu i tij serb Aleskander Vuçiç prezantuan sot një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Li Keqiang tha se Kina e vendet e Europës Qendrore e Lindore kanë potencial të madh bashkëpunimi, “Programi i Beogradit” i publikuar në këtë takim ka qartësuar perspektivën e bashkëpunimit të mëtejshëm dypalësh. Të dyja palët kanë kërkesa të gjera në fushën e ndërtimit të infrastrukturës dhe investimet në këtë fushë mund të nxitin rritjen ekonomike e përmirësimin e jetesës së popullit.

Kina ka aftësinë e plotë të prodhimit dhe mund të ndërtojë fabrika në vendet e Europës Qendrore e Lindore për të përkrahur ndërtimin e infrastrukturës vendëse.

Nga ana e tij, Vuçiç tha se bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore është në favor të zhvillimit e lulëzimit rajonal. Ky takim dypalësh projektoi drejtimin e bashkëpunimit dhe qartësoi fushat kryesore të bashkëpunimit duke pasur sukses.

SHKARKO APP