LIBI, Forcat qeveritare përparojnë përballë ISIS-it pas bombardimeve amerikane
Forcat proqeveritare libiane kanë rimarrë një lagje të rëndësishme të qytetit të Sirtes, duke mbyllur edhe më shumë rrethimin e xhihadistëve të Grupit Shteti Islamik (ISIS) që është shënjestruar edhe nga bombardimet amerikane, njoftuan sot autoritetet.
“Forcat tona morrën kontrollin e lagjes Al Dollar pas sulmit të filluar të dielën nga forcat e Qeverisë së Unionit Kombëtar (GNA) me qendër në Tripoli dhe të njohur nga komuniteti ndërkombëtar”, njoftoi zyra për media e forcave të GNA-së.
AFP
KOHA JONË SONDAZH

