Libia në kaos, ISIS merr nën kontroll Sirten
Libia është në kaos pasi xhihadistët e Isis morën nën kontroll qytetin e Sirtes. Italia jep alarmin se lufta është shumë pranë kufirit të saj dhe fton qytetarët italianë të lërgohen menjëherë nga vendi. Ministri i jashtëm Italian deklaroi se vendi është i gatshëm të luftojë terroristët në kuadër të ligjshmërisë ndërkombëtare.
Rëndohet situata në Libi. Një ditë më parë ambasada italiane në Tripoli u bëri apel qytetarëve italianë që të largohen përkohësisht nga vendi për shkak të avancimit të xhihadistëve. Këta të fundit pasi kanëmarrë nën kontroll Dernën, kanë pushtuar dhe Sirten, 450 kilometra në lindje të Tripolit. Situatë kjo që ka ënë në alarm dhe Italinë. Minsitri i jashtëm Italian Paolo Xhentilioni u shpreh se kërcënimi terrorist është shumë pranë vendit dhe nëse nuk do të arrihet një ndërmjetësim, atëherë organizata e Kombeve të Bashkuara duhet të Ndërhyjë. Ai shtoi se Italia është gati për të ndërhyrë brenda kornizës së ligjshmërisë ndërkombëtare. Situata në Sirte është shqetësuese pas hyrjes së ISIS në qytet. Një grup militantësh morën nën kontroll disa radio dhe televizionin local nga ku I bënë thirrje popullsisë që të nënshtrohet. Tashmë vëzhguesit ndërkombëtar pop resin reagimin e grupeve të tjera terroriste të pranishme në vend. Po një ditë më parë militantët e Isis sulmuan edhe dy puse nafte në juglindje të vendit. në 27 janar xhihadistët sulmuan hotelin ekorintia në Tripoli duke vrarë 9 persona mes të cilëve pesë të huaj. që situata është jashtë kontrollit konfirmohet dhe nga deklarata e presidentit egjiptian Al sisi për evakuimin e bashkëkombësve të tij me avionë. Edhe kryeministri Italian Mateo renzi, deklaroi të enjten në Këshillin europian se Libia është një situatë emergjente ndërkombëtare jo vetëm europiane dhe se duhet zgjidhur me vendosmëri dhe impenjim të mëtejshëm. Impenjimi i OKB-së për fat të keq nuk mjafton dhe Italia është e gatshme të bëjë rolin e saj, përfundoi Renci.
KOHA JONË SONDAZH

