Libia, një vatër e re xhihadiste që shqetëson Evropën dhe vendet fqinje

Në portat e Evropës, vatra e re xhihadiste që po zhvillohet në Libi ka rritur frikën e Kontinentit të Vjetër, por ka  shqetësuar gjithashtu dhe fqinjët e vendit, që i tremben një riforcimi të grupeve të tyre radikale, nënvizojnë ekspertët.

“Libia është sot vatra më e madhe terroriste në botë”, konfirmoi Mazen Cherif, ekspert tunizian për çështjet ushtarake dhe strategjike. Ndryshe nga Iraku apo Siria ku një koalicion ndërkombëtar ndërmori sulme ajrore kundër grupit të Shtetit Islamik (EI), dega e tij në Libi ka fushë të lirë duke përfituar nga kaosi i përgjithshëm,”, theksoi ai. Katër vjet pas kryengritjes kundër pushtetit të kolonelit, Mouammar Kadhafi, i cili e mbante vendin me një dorë të hekurt, vendi i pasur me naftë i është dhënë milicëve rivalë. Dega libiane e grupit të Shtetit Islamik tashmë është vendosur mirë në disa qytete, nga Derna në lindje në Sabratha në perëndim duke kaluar nga Syrta në pjesën qendrore. Një tjetër grup xhihadist ”Ansar Sharia” është vendosur në Bengazi, qyeti i dytë në vend. Shteti Islamik disponon përveç të tjerave në Libi një akses në det që përbën burimin kryesor të imigracionit klandestin drejt brigjeve evropiane dhe veçanërisht në Itali. “Libia përbën pikën gjeografike më të afërt me Evropën ku janë shfaqur lëvizje xhihadiste, dhe pikën kryesore të kalimit për imigracionin”, theksoi një diplomat libian në Evropë.

“Nëse këto lëvizje arrijnë të kontrollojnë bregdetin libian, më i gjati i një vendi të Afrikës së Veriut në Mesdhe me 1 995 kilometra, ky do të jetë kaosi në Mesdhe”, theksoi diplomati nën kushtet e anonimatit.

SHKARKO APP