Liderët e BE thirrje Putin: Ndalo krimet e luftës
Udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë nxitur Rusinë që të respektojë detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar dhe të respektojnë një urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili i tha Rusisë të tërhiqej nga Ukraina.
“Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës shkel rëndë ligjin ndërkombëtar dhe po shkakton humbje masive jete dhe lëndime të civilëve”, thanë në një deklaratë të përbashkët liderët e 27 vendeve të BE-së.
Po ashtu ata thanë edhe se “Rusia po drejton sulme kundër popullatës civile dhe po synon objektet civile, duke përfshirë spitalet, objektet mjekësore, shkollat dhe strehat. Këto krime lufte duhet të ndalen menjëherë”.