Liderët perëndimorë dhe SHBA flasin për luftën ruse në Ukrainë, ja çfarë kanë vendosur

Në ditën e 12 të luftës ruse në Ukrainë, situata vijon të jetë tragjike. Presidenti amerikan Joe Biden, ka zhvilluar një bashkëbisedim me video me kryeministrin britanik Boris Johnson, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron, mbi luftën në Ukrainë.

Referuar njoftimit për shtyp që ka nxjerrë Shtëpia e Bardhë, thuhet se liderët kanë afirmuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar me rritjen e kostove për Rusinë, kjo si kundërpërgjigje për pushtimin ndaj Ukrainës.

”Liderët nënvizuan përkushtimin për të vazhduar ndihmat humanitare dhe ekonomike ndaj Ukrainës”, shton zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

SHKARKO APP