Lideri botëror i turizmit humbet 1,4 miliardë euro për shkak të COVID-19
Ndalja e turizmit global në fillim të këtij viti shkaktoi kaos në kompaninë më të madhe turistike në botë ”TUI Group”, që raportoi sot një humbje neto prej 1,4 miliardë eurosh (1,65 miliardë dollarë) për periudhën prill-qershor.
”Operatori i udhëtimit me seli në Hanover duhej të anulonte pothuajse të gjitha prenotimet gjatë atyre tre muajve”, tha TUI në një deklaratë.
Të ardhurat ranë me 98,5%, në 72 milion euro, që do të thotë se kompania dështoi të mbulojë kostot e saj të operimit.
Shefi ekzekutiv i TUI-t, Fritz Joussen shprehu shpresën për të zhdukur humbjet gjatë sezonit në vazhdim të verës, që filloi vonë dhe që do të zgjasë deri në fund të shtatorit, megjithëse kjo do të kërkojë të bindë një sasi të madhe të njerëzve për pushime gjatë pandemisë aktuale.
Që nga rinisja e ofertave për pushime, TUI thotë se ka marrë 1,7 milionë prenotime të reja.
Në gjysmën e parë të vitit të biznesit 2019-20, deri në mars, grupi TUI pati një humbje dukshëm më të lartë prej 892,2 milionë euro në krahasim me humbjet prej 343,1 milionë euro në të njëjtën periudhë 2018-19.
TUI tha se do të marrë një 1,05 miliardë euro shtesë si pjesë e një kredie të shtetit gjerman.