Lideri i Hamasit është i rrethuar në bunkerin e tij
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka konfirmuar se forcat e IDF janë në zemër të qytetit të Gazës, siç raportuam më parë. Ai shtoi se lideri i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, është rrethuar në një bunker. Ministri nuk tha se ku ndodhej ai bunker. Izraeli nuk do të sundojë Gazën pas luftës, dhe as Hamasi nuk do ta sundojë, tha Gallant. Këtë mëngjes, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të ketë “përgjegjësi të përgjithshme të sigurisë” në Gaza “për një periudhë të pacaktuar”.
KOHA JONË SONDAZH

