”Lideri i opozitës është përgjuar”, Kryeministri: Gabim, politikisht i papranueshëm

Pranohet nga qeveria, skandali i përgjimeve të Shërbimit të Inteligjencës, pre e të cilave ra kreu i socialistëve grekë, një gazetar investigativ, dhe siç është bërë me dije tashmë, edhe mijëra qytetarë.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka pranuar se përgjimi telefonik i një lideri opozitar nga shërbimi inteligjent ishte gabim, por “politikisht i papranueshëm” dhe ka akuzuar partitë SYRIZA dhe PASOK për instrumentalizimin e një çështjeje reale duke krijuar një skenë gjoja të një krize politike.

“Ne iu përgjigjëm me shpejtësi kërkesës për hapjen e Parlamentit më herët, me shpresën se do të kishte zgjidhje për të mbuluar çdo boshllëk në funksionimin e strukturave shtetërore. Gabimet kolektive të të gjitha qeverive duhet të tejkalohen me pjekuri. Prandaj përgjimit ligjor të telefonit të Nikos Androulakis iu përgjigja me autokritikë. Kur u informova për këtë nuk hezitova ta pranoj se ishte gabim. Dhe u përgjigja duke zëvendësuar menjëherë me ndryshimin e zyrtarëve në Shërbimin Informativ Kombëtar dhe në sekretarinë e kryeministrisë”, tha Kyriakos Mitsotakis.

SHKARKO APP