FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lideri i opozitës ruse bën thirrje për protesta nga burgu

Lideri i burgosur opozitar rus, Aleksei Navalny, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që të marrin pjesë në protestat e organizuara në ditën e ditëlindjes së presidentit rus, Vladimir Putin.

Navalny e ka bërë këtë thirrje, pavarësisht paralajmërimeve nga Kremlini se organizatorët e tubimeve publike do të persekutohen.

“7 tetori është dita ku ne do të flasim, të gjithë së bashku… Putini duhet të na dëgjojë dhe të tërhiqet”, ka shkruar Navalny në një letër të postuar në faqen e tij të internetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“ Ai (Putini) ka qenë në pushtet për 18 vite dhe kjo është mjaft”, ka thënë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Navalny, i cili do të garojë për zgjedhjet presidenciale në mars, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që t’i përdorin të gjitha mjetet, përfshirë internetin që të bëjnë fushtatë për zgjedhje fer dhe të hapura./REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?