Liderja e opozitës bjelloruse: Populli nuk e pranon më Lukashenkon si lider

Situata politike në Bjellorusi nuk është aspak e qetë. Liderja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya ka bërë thirrje që Presidenti Lukashenko të japë dorëheqjen, duke arsyetuar se populli bjellorus nuk do ta pranojë më atë si lider.

Ajo ka thënë se herët apo vonë ai duhet të largohet, pasi populli bjellorus ka ndryshuar dhe s’ka për ta pranuar atë dhe autoritetet e vjetra.

“Herët ose vonë ai do të duhet të largohet. Është më mirë për të gjithë. Është më mirë për vendin nëse do të ndodhë në kohën më të shkurtër. Bjellorusia ka ndryshuar. Ata kurrë nuk do të pranojnë autoritetet e vjetra”.

Nga ana tjetër, bjellorusët sot kanë organizuar një protestë masive në kryeqytet, ndaj dhe liderja e opozitës i ka bërë thirrje popullit që të bashkohet për të rrezuar Lukashenkon.

SHKARKO APP