Ligji i ri në Australi/ Snapchat bllokon mijëra llogari të përdoruesve nën 16 vjeç

Snapchat njoftoi të hënën se ka bllokuar ose çaktivizuar 415,000 llogari të përdoruesve nën moshën 16 vjeç në Australi gjatë dy muajve të fundit, pas hyrjes në fuqi të një ligji të ri që ndalon përdorimin e platformës nga adoleshentët nën këtë moshë.

“Ne vazhdojmë të bllokojmë llogaritë çdo ditë,” tha kompania në një deklaratë. Megjithatë, Snapchat paralajmëroi për kufizimet e këtij sistemi, duke shpjeguar se mjetet për të vlerësuar moshën e përdoruesve kanë një diferencë gabimi prej dy deri tre vjetësh.

“Kjo do të thotë që disa përdorues nën 16 vjeç mund të anashkalojnë mbrojtjet, ndërsa të rinj mbi 16 vjeç mund të humbasin padrejtësisht aksesin,” shtoi kompania.

Swiss Digital Desktop Reklama

Snapchat po propozon që autoritetet australiane të kërkojnë verifikimin e moshës përpara se përdoruesit të shkarkojnë aplikacionet, një ide e mbështetur edhe nga CEO i Meta, Mark Zuckerberg. Kompania kritikon gjithashtu ligjin australian, duke argumentuar se ndalimi nuk e bën më të sigurt ose më të lumtur adoleshentin: “Snapchat është para së gjithash një aplikacion mesazhesh që përdoret nga të rinjtë për të qëndruar të lidhur me miqtë dhe familjen,” tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligji australian ka ndikim global, duke frymëzuar iniciativa të ngjashme në Indi dhe Francë, ku një ndalim për personat nën 15 vjeç pritet të hyjë në fuqi deri më 1 janar 2027.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?