Ligji i ri për azil në Greqi, mbi 2000 refugjatë protestë në kampin Moria
Policia në Ishullin e Egjeut lindor në Lesbos u përlesh me rreth 200 protestues refugjatë, të cilët kanë protestuar për kushtet e vështira në kampin e Morias.
Mërgimtarët me origjinë kryesisht afgane po zhvillonin marshimin protestues për të kërkuar kushte më të mira të jetesës dhe përshpejtimin e procedurave të azilit. Ata kishin parrula në gjuhën e tyre, duke thënë “Duam liri”, duke e përshkruar jetën që po bëjnë si “burg”, shkruajnë mediat helene.
Sipas burimeve, në terren kishte shumë forca policie, që monitorinin mbarëvajtjen e demonstratës. Raportohet se në protestë janë përdorur edhe gaz lotsjellës dhe mjete të tjera. Mërgimtarët gjithashtu vendosën zjarre në zonat afër termocentralit të Korporatës Elektroenergjetike Publike (PPC).