Lind fëmijën dhe e fut në lavatriçe, nëna bën justifikimin shokues në polici
Ndaj një 31-vjeçareje kanë nisur hetimet për shkak se ka dyshime që ka vrarë foshnjen që sapo kishte sjellë në jetë.
Nadezhda Zavialova solli në jetë fëmijën në shtëpinë e saj, por kur mjekët shkuan tek ajo, e gjetën foshnjën brenda në lavatriçe.
E reja vijon të pretendojë se vogëlushi, i ardhur në jetë para kohe, kishte vdekur gjatë lindjes, por diçka në rrëfimin e saj nuk e bind policinë, e cila po heton lidhur me ngjarjen, duke bërë që gruaja të vihet nën hetim.
Nga hetimet paraprake dihet se Denis, burri i 31-vjeçares, telefonoi policinë në mëngjes, pasi e gjeti të shoqen të larë në gjak. Kur mjekët mbërritën, vogëlushi ishte brenda në lavatriçe.
Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur Talitsa, ku Nadezhda ishte e njohur për punën e saj si parukiere. Miqtë e saj tregojnë se gruaja ka tre fëmijë dhe se ishte një nënë shumë e mirë.