Lind një organizatë e re terroriste

Dega më e fuqishme e Al Kaedas që operonte në Siri, njoftoi shkëputjen nga organizata terroriste mëmë dhe vijimin e aktivitetit terrorist më vete.

Jabhat al-Nusra, njohur edhe si “Al-Nusra Front” njoftoi përmes udhëheqësit të saj shkëputjen nga Al Kaeda dhe marrjen e një emri të ri, që do të jetë Jabhat Fath al-Sham (Fronti Pushtues i Sirisë), raporton sot BBC.

Sipas analistëve, lëvizja e këtij grupi, më i fuqishmi pas ISIS-it, mund të lexohet si përpjekje për t’u afruar me grupe të tjera ekstremiste, pse jo edhe me vetë Shtetin Islamik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndarja duket se ka marrë bekimin e të dyja palëve, si të drejtuesve të al-Nusras ashtu edhe të Al Kaedas dhe në mesazhin që njoftonte këtë, kreu i Frontit “falenderon komandantët e Al Kaedas që mirëkuptuan nevojën për t’u shkëputur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Analistët e lidhin këtë lëvizje të organizatës terroriste si përshtatje ndaj rrethanave të reja që janë krijuar në Siri pas ndërhyrjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?