Lindja e Mesme sipas shefit të spiunazhit amerikan

Nga David Ignatius/Një nga shefat kryesorë të shërbimeve sekrete të Shteteve të Bashkuara ka shprehur mendime kundërshtuese në lidhje me një varg çështjesh kyçe ndërkombëtare: tërheqja e vëmendjes kundër promovimit publicitar të rrezikut që kanoset nga grupi terrorist i Xhabhat el-Nusras, e cila shërben si krahu sirian i al-Kaedës, rreziku i planeve të administratës Obama për të ndarë informacione të shërbimeve inteligjente me Rusinë në lidhje me vendqëndrimet siriane, si dhe pretendimet e Turqisë se përpjekja për grusht shteti të premten e shkuar u organizua nga kleriku mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara.

Drejtori i Shërbimit Kombëtar Inteligjent, James Clapper-i, i pati shprehur komentet e tij në vija të trasha gjatë një interviste të dhënë ditën e mërkurë. Në këtë intervistë ai vetëm sa e pati zgjeruar edhe më tej paralajmërimin që ai kishte artikuluar gjatë një tjetër interviste tjetër të dhënë gjatë muajit maj në Shtetet e Bashkuara, ku shprehej se Amerika nuk mund “t’i zgjidhë” dot e vetme problemet e një Lindjeje të Mesme me kaq shumë turbulenca. Kjo pikëpamje skeptike e z. Clapper është shprehur edhe nga ana e presidentit Obama, duke e përforcuar edhe më shumë shqetësimin e kësaj administrate për të përdorur fuqinë ushtarake në Siri.

Clapper-i e nisi diskutimin e tij tejet të gjerë për nga tematika duke ngritur një pikëpyetje mbi “rrjedhën e madhe të informacionit” të kohëve të fundit lidhur me organizatën terroriste Xhabhat el-Nusra. Ai u shpreh se kjo degë siriane e al-Kaedas përbën një rrezik “në lindje e sipër” për SHBA-të që nuk i afrohet rrezikut që përbën Shteti Islamik. Aftësia e Xhabhat el-Nusras për të sulmuar Shtetet e Bashkuara, apo Evropën, është më tepër një rrezikshmëri në shkallë “aspiratash” se sa një rrezik “i pranishëm”, – është shprehur ai, duke i cilësuar si “të bujshme” me tepri raportimet e kohëve të fundit nga ana e shtypit lidhur me praninë në rritje të planeve të tyre nëpër botë.

Skepticizmi i Clapper-it për grupimin el-Nusra i bashkohet edhe dobësisë që ai sheh në bashkëpunimin me Rusinë në organizimin e sulmeve kundër tij. Këtë qasje është rrekur të ofrojë edhe vetë presidenti Obama. “Unë kam shprehur rezervat e mia lidhur me, bie fjala, ndarjen e informacionit sekret me [rusët]… për çka ata kanë dëshpërimisht nevojë, ma merr mendja, që t’i përdorin ato deri në detajet – edhe për të mësuar më shumë rreth burimeve, metodave, teknikave, taktikave dhe procedurave tona,” – u shpreh ai.

Përsa i përket dështimit të vazhdueshëm të Rusisë për të mbajtur premtimet e saj, ai ngre me të drejtë pyetjen: “çfarë kanë bërë ata që të bën të ndiesh vetëbesim se po bashkëpunove më shumë me ta, duke ndarë më shumë informacion… ata do të veprojnë edhe më mirë në të ardhmen?”

Clapper-i nënvizoi se Obamës i duhet të përballet me një set jo dhe aq dorëdhënës alternativash lidhur me Sirinë. “Politikëbërësit tanë nuk kanë mundësi edhe aq të mira në dorë. Nuk se ka ndonjë zgjedhje qëështë disi më e mirë se të tjerat, – vazhdoi ai. – Ajo që të shtyn të mendosh më shumëështë retorika e tepruar që përdoret. Nuk mund të thuash ‘Ej, është shumë e thjeshtë. Nëse bëjmë këtë, te kjo mund të përparojmë më shumë.’ Por, jo, sepse Siria është jashtëzakonisht e ndërlikuar. Të bën shumë shpejt me dhimbje koke.”

Njësoj si Obama, Clapper-i dyshon se ndërhyrjet më parë, ushtarake ose paramilitare, nga ana e Shteteve të Bashkuara, do të kishin dhënë një ndihmë shumë të madhe. “Unë kam qenë i pranishëm në të gjitha diskutimet që janë zhvilluar në vitin 2012… Atëherë qe bërë një debat i madh, nëse duhet të mbështesnim opozitën, duke u shfaqur pak më të ashpër dhe kaq. Nuk e di se çfarë do të kishte qenë ndryshe sot po të kishim qenë të atillë, por një gjëështë e sigurt, që do të kishim investuar më shumë në trupa dhe nga thesari.”

I pyetur nëse e kalojnë, apo jo, “testin e erës” të besueshmërisë akuzat e palës turke se ka qenë Fethullah Gyleni ai që e ka organizuar grushtin e shteti në vend, Clapper-i u përgjigj prerë: “Jo, për mua jo.” Ai u shpreh se Sekretari i Shtetit, Xhon Kerri, veproi mjaft drejt kur i kërkoi Turqisë që ta mbështesnin edhe me provat përkatëse të përfshirjes së tij kërkesën për ekstradimin e Gylenit. “Ne nuk e kemi shqyrtuar ende këtëçështje, por nuk kemi asnjë të dhënë nga shërbimet inteligjente që të provon ndonjë gjë prej akuzave të hedhura.”

“Përpjekja për grusht shteti e ndërlikon edhe më situatën në Siri, sepse një pjesë e mirë e ushtarakëve të larguar nga detyra ishin ndërlidhës kyçë me SHBA-të, për shembull, komandanti i bazës ajrore të Inxhirlikut, – u shpreh ai. – Kjo do të bëjë që të bëhet një hap pas në përgjithësi [veçanërisht përsa i përket kundërterrorizmit], sepse pasojat e grushtit të shtetit kanë për ta lodhur tejmase Turqinë.” Clapper-i u shpreh se kjo është një periudhë paqartësie, “por qëndrimi i Turqisë në NATO është i një rëndësie jetike.”

Ai u ndal gjithashtu në theksimin se Shtetet e Bashkuara duhet të reshtin së shpresuari për zgjidhje të atypëratyshme në Lindjen e Mesme dhe t’i vihen punës për një periudhë të zgjatur mungese stabiliteti dhe dhune nga ana e al-Kaedës, Shtetit Islamik dhe grupimeve të tjera. “Ma merr mendja se do të na duhet ta bëjmë edhe për një kohë të gjatë këtë punë. Kjo duhet të  fillojë të na duket si diçka normale.”

Clapper-i, qëështë veteran i Luftës së Ftohtë, ndau me ne edhe një vështrim tjetër kundërshtues ndaj mendimit të përgjithshëm: Presidenti Putin mund të mos jetë aq i fortë sa duket. “Ne e ndjekim rregullisht opinionin publik në Rusi dhe unë mendoj se popullariteti i tij mund të jetë paksa i brishtë. Kufizimet ndaj tij i dhanë shenjat e tyre në ekonomi dhe ndikimi që ajo pati mbi individët – papunësia, rrogat, pensionet – nuk e kam të qartë nëse retorika që ekziston për Rusinë si një superfuqi që ushtron forcën e saj në vende si Ukraina dhe Siria do të përputhet dot në fund me mendimin e vetë popullit rus,” – u shpreh ai.

“Më bën me dhimbje koke sa herë që flas për këtë, – theksoi Clapper-i në një pikë gjatë diskutimit 90-minutësh. Ai nënvizoi kontrastin “e bukur” që ekziston mes “thjeshtësisë” së debatit të fushatës dhe “ndërlikueshmërisë” së vendimeve konkrete që duhen marrë. Njerëzit mund të mendojnë se fuqia ushtarake e Shteteve të Bashkuara thjesht mund të pastrojë mekanizmat e saj në vende si Rak’ka dhe Mosulli dhe kaq, mirëpo nuk është kjo mënyra se si funksionon bota.

*James Robert Clapper, Jr (14 mars 1941) është një gjeneral lejtnant në pension i Forcave të Armatosura Ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe aktualisht është drejtor i Inteligjencës Kombëtare.

**David Ignatius është një analist, i cili shkruan mbi çështjet ndërkombëtare dy herë në javë, si dhe kontribuon rregullisht në blogun “PostPartisan”.

SHKARKO APP