“Lini mënjanë pikëpamjet e kundërta”, May: Konservatorët të bashkuar për Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May u bëri thirrje me anë të një letre 337 deputetëve të Partisë së saj Konservatore për të lënë mënjanë pikëpamjet e kundërta dhe për t’u bashkuar në mbështetje të negocimit të një marrëveshjeje të re me Brukselin për çështjen Brexit.

“Historia do të na gjykojë të gjithëve”, shkroi në letër May, pas humbjes në Dhomën e Komuneve ditën e enjte dhe paraqitjen nga vetë ajo të një mocioni në favor të negociatave me BE, raporton ata.

“Unë nuk do ta mohoj sinqeritetin dhe thellësinë e pikëpamjeve të kolegëve mbi këtë çështje të rëndësishme, as faktin se ne të gjithë jemi të motivuar nga një dëshirë e përbashkët për të bërë atë që është më e mira për vendin tonë’’, shtoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?