Lirimi i vrasësit të diplomatit turk, reagon SHBA

SHBA-ja është zhgënjyer nga vendimi i një gjykate për të liruar me kusht shtetasin armen që vrau një diplomat turk në Los Angeles në vitin 1982, deklaroi dje Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sulmi ndaj një diplomati nuk është vetëm një krim i rëndë kundër një individi të caktuar, por po ashtu është një sulm ndaj vetë diplomacisë“, tha Blinken në një deklaratë.

Deklarata e tij erdhi pasi Gjykata e Lartë e Qarkut në Los Angeles vendosi kohët e fundit në favor të lirimit të Hampig Sassounian.

Sassounian u dënua për të shtënat fatale mbi Konsullin e Përgjithshëm të Turqisë në Los Angeles, Kemal Arikan gati katër dekada më parë, derisa qëndronte ulur në automjetin e tij në një kryqëzim në Los Angeles.

Diplomati i lartë amerikan theksoi se SHBA ka avokuar prej kohësh që ata që vrasin diplomatët të marrin dënimin maksimal të mundshëm dhe të vuajnë dënimet pa lirim me kusht ose lirim të parakohshëm.

Ne sërish i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së z. Arikan dhe kolegëve tanë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë për humbjen e tyre“, tha Blinken.

Vendimet e mëparshme gjyqësore për të liruar me kusht Sassounian u bllokuan nga guvernatorët e Kalifornisë, duke përfshirë Gavin Neësom në detyrë, i cili refuzoi të drejtën e tij. Por, Newsom e ktheu kursin, duke njoftuar se ai nuk do të apelojë vendimin e Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Angelesit për lirimin e Sassounian-it.

Arikan u martirizua më 28 janar të vitit 1982 nga Sassounian dhe bashkëpunëtori i tij Krikor Saliba në emër të një grupi terrorist armen. Sassounian u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Terroristi i arratisur Saliba pretendohet të ishte vrarë në luftën civile libaneze në vitin 1982.

Shumica dërmuese e sulmeve ndaj diplomatëve dhe qytetarëve turq u kryen nga grupet terroriste ASALA dhe JCAG.

Atentatet ndodhën në SHBA, Austri, Francë, Itali, Spanjë, Liban, Greqi, Zvicër, Holandë, Kanada, Portugali, Iran dhe Britani të Madhe.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Turqisë, të paktën 58 shtetas turq, përfshirë 31 diplomatë, u martirizuan nga grupet terroriste armene.

SHKARKO APP