Lirohen 79 nxënësit e rrëmbyer në Kamerun

Nxënësit e rrëmbyer nga një shkollë në rajonin veriperëndimor të Kamerunit janë liruar, thonë zyrtarët.

79 nxënës dhe tre persona të tjerë u rrëmbyen të dielën në kryeqytetin e rajonit, Bamenda.

Drejtori i shkollës, shoferi dhe një mësues janë ende në robëri, raporton BBC.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrethanat e lirimit të nxënësve nuk janë të qarta, por autoritetet thonë se po merren në pyetje para se të ribashkohen me prindërit e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria dhe separatistët në rajonin anglishtfolës kanë akuzuar njëri-tjetrin për rrëmbimin.

Një lëvizje separatiste vitin e kaluar kërkoi pavarësinë për rajonet Veriperëndimore dhe Jugperëndimore,  dy rajone anglishtfolëse në një vend ku frengjishtja është gjuha zyrtare më e folur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?