Lirohet nga burgu lideri i opozitës ruse

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, është liruar nga burgu pas vuajtjes së një dënimi 15­ditor për shpërndarjen e fletushkave për të promovuar një miting proteste.

Kreu i opozitës ruse u zotua se nuk do të bëjë asnjë hap prapa nga misioni i tij, pasi ai doli nga paraburgimin një javë pas vrasjes së një tjetër figure të opozitës, Boris Nemtsov.

Data 1 mars ishte parashikuar si tubimi madhështor i opozitës ruse, për të cilin Navalny u burgos dhe në vend të protestës së paralajmëruar Rusia marshoi në zi për vrasjen e Boris Nemtsov.

Navalny tha se çështjet ligjore kundër tij janë të motivuara politikisht. Ai vitin e kaluar dhe vëllai i tij Oleg u shpallën fajtorë për vjedhjen e 30 milionë rublave (462,000USD) nga dy kompani. Olegi u dënua me tre vjet e gjysmë burg, ndërsa Navalny mori një dënim me kusht, të cilin prokurorët thonë se do ta apelojnë. Lideri i opozitës ruse është shprehur i vendosur për të vazhduar rrugën e nisur dhe se pushtetu në Rusi nuk mund të frikësojë askënd.

Duke folur me gazetarët jashtë një qendër burgimi në Moskë, ai u zotua se do të vazhdojë punën e tij me gjithë vrasjen e Nemtsov, i cili u qëllua për vdekje jashtë mureve të Kremlinit ku sipas aleatëve të tij vrasja e tij ishte politike. “Ne nuk do të zvogëlojmë përpjekjet tona. Ne nuk do të kthehemi pas”, tha Navalny. “Ai akt terrorist nuk e ka arritur qëllimin e tij, pasi nuk kanë trembur askënd.” Navalny nuk u lejua të dilte nga burgu për të marrë pjesë në funeralin e kolegut të tij Boris Nemtsov të martën.

SHKARKO APP