”Lista e zezë” për udhëtimet në BE, Ballkani sërish jashtë

Që nga nisja e pandemisë së Covid-19, normaliteti nuk është më i njëjtë. Këshilli i Europës, ka përditësuar listën e vendeve ndaj të cilave mund të fillohet të hiqen sanksionet për sa i përket udhëtimeve. Vendet e anëtare mund të fillojnë të heqin kufizimet si dhe të hapin kufijtë për banorët e këtyre shteteve:

Australia
Japonia
Zelanda e Re
Ruanda
Singapori
Koreja e Jugut
Tailanda
Kina

Kriteret mbi të cilat vendoset nëse duhen hequr kufizimet e udhëtimeve për vendet jashtë BE janë: situata epidemiologjike dhe masat e ndërmarra duke përfshirë rregullat për distancimin fizik, si dhe gjendja ekonomike e sociale. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbetur sërish jashtë kësaj liste për shkak të shifrave të larta që janë regjistruar gjatë muajve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?