Liz Truss i hakerohet telefoni, lajmi del me vonesë
Qeverisë britanike po i kërkohet të nisë një hetim lidhur me pretendimet se telefoni i ish-kryeministres Liz Truss u hakua në kohën kur ajo ishte sekretare e jashtme.
“The Mail on Sunday”, shkruan se agjentët e dyshuar që punonin për Rusinë ishin përgjegjës për hakerimin, por “BBC” shkruan se nuk mund ta verifikojë ende një pretendim të tillë.
Mesazhet private midis zonjës Truss dhe zyrtarëve të huaj, përfshirë luftën në Ukrainë, ranë në duart e palëve të treta. Hakerimi u zbulua gjatë fushatës për garën e lidershipit, por lajmi nuk u bë publik.