Lojërat e fatit në Britani, dorëhiqet ministrja e Sportit

Qeveria e kryeministres britanike, Theresa May, humbi një tjetër aset të sajin, me ministren e Sporteve që dha dorëheqjen këtë të enjte për shkak të një mosmarrëveshjeje me në qendër lojërat e fatit.

Ministrja për Sportin dhe Shoqërinë Civile, Tracey Crouch dorëzoi dorëheqjen e saj, pasi projektbuxheti i prezantuar nga qeveria e shtynte për më vonë reduktimin e planifikuar të shumës maksimale të lejuar për t’u luajtur në makineritë e lojërave elektronike, nga 100 paund në vetëm 2 paund (2.3 euro apo 2.6 dollarë).

Qeveria e shtyu këtë masë për në tetorin e ardhshëm, në vend të prillit që ishte parashikuar dhe një afat i mbështetur edhe nga ministrja Crouch, në mënyrë që t’i jepte më shumë kohë Thesarit të hartonte një taksë të re mbi lojërat e fatit që do të mund të kompensonte humbjet e të ardhurave në buxhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me shumë zhgënjim më duhet të njoftoj se jam dorëhequr nga një prej posteve më të mira në qeveri”, shkroi në Twitter ish-ministrja Crouch. “Politikanët shkojnë e vijnë, por parimet mbeten aty përgjithmonë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria e Theresa Mayt ka pësuar një seri goditjesh, me dorëheqje të dhëna më herët edhe për shkak të negociatave të vështira me Bashkimin Europian mbi kushtet e shkëputjes së Britanisë nga blloku, në mars të vitit 2019.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?