Londër, Policia nis bastisjet pas protestave të dhunshme
Mijëra protestues mbushën rrugët e Londrës, për të dënuar reagimet e ashpra të së djathtës ekstreme të cilët filluan pas vrasjes së tre vajzave nga një emigrant me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme. Demonstratat u organizuan në përgjigje të protestave të planifikuara të së djathtës ekstreme, të cilat u anuluan në minutën e fundit në shumë vende.
“Ndaloni fashistët tani”, brohoritën protestuesit në Liverpool. Protestuesit përfshinin emigrantë myslimanë, sindikalistë, si dhe organizata të krahut të majtë dhe banorëve vendas të cilët ishin të tmerruar nga trazirat që kishin goditur vendin.
Policia e Londrës mori masat e saj duke shoqëruar një grup oficerësh gjatë një bastisje mëngjesin e së enjtes. Po ashtu një qytetar anglez u dënua me tre vite burg për rolin e tij gjatë protestave, pasi u deklarua fajtor për shkaktim dhune dhe goditje të një oficeri policie. Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se dënimet e ashpra të cilat u jepen atyre që janë përfshirë në protesta të dhunshme dërgojnë një “mesazh të fuqishëm” dhe luajnë një rol në parandalimin e dhunës së mëtejshme.