Londra do t’i dërgojë Ukrainës predha me uranium, Rusia: Një hap drejt përballjes bërthamore

Lajmi që Britania mund të furnizojë Ukrainën me predha me uranium të varfëruar po sjell reagime të ashpra nga Moska zyrtare. Siç dihet, predhat me uranium të varfëruar kanë një kapacitet shumë më të lartë për të depërtuar në mjetet e blinduara.

Rusia reagon. “Nuk do të habitesha nga ky zhvillim, por nëse diçka e tillë ndodh, padyshim që do të përfundoi keq për Londrën”,deklaroi në një intervistë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Edhe më i qartë ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu që foli për ”një hap më tej në përballjen nukleare”, ndërkohë që nuk mungoi edhe reagimi i kreut të Kremlinit, gjatë takimit të rëndësishëm me homologun kinez Xi Jinping, ku dy vendet nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme ekonomike, ku sipas disa analistëve fshihen edhe ndihma të mundshme ushtarake.

 

 

SHKARKO APP