Londra përshëndet aleatët: Përgjigje e jashtëzakonshme ndaj Rusisë

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson përshëndeti sot “përgjigjen e jashtëzakonshme” të aleatëve të Britanisë së Madhe kundër Rusisë, si reagim të helmimit të ish-spiunit Serguei Skripal dhe vajzës së tij, më 4 mars në Angli.

“Përgjigjja e jashtëzakonshme e aleatëve tanë përbën lëvizjen më të madhe në histori të dëbimit të agjentëve rusë dhe mundëson mbrojtjen e sigurisë tonë të ndarë”, shkroi ministri në një postim në rrjetin social Twitter, pasi 14 vende të BE-së, përfshirë Kanadanë dhe Ukrainën njoftuan sot dëbimet e përfaqësuesve rusë, shkruan ata.

“Ne përshëndesim veprimin e aleatëve tanë, që tregon se jemi të bashkuar për t’i dërguar Rusisë sinjalin se ajo nuk mund të vazhdojë të injorojë të drejtën ndërkombëtare”, shtoi një zëdhënës i kryeministres, Theresa May në një komunikatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?