Londra synon vaksinën anti-COVID-19 në fillim të vitit 2021: Kemi nënshkruar një kontratë për 30 milionë doza

Qeveria britanike shpreson të marrë një vaksinë kundër koronavirusit të ri në fillim të vitit të ardhshëm, tha sot ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

“Ne tashmë kemi nënshkruar një kontratë për 30 milionë doza me kompania farmaceutike britanike AstraZeneca”, tha Hancock.

“Në fakt, ata tashmë kanë filluar t’i prodhojnë këto doza, para miratimit të vaksinës, kështu që, nëse miratohet, ne do të jemi gati ta shpërndajmëatë”, shtoi ai Hancock në radion “LBC”.

Projekti i vaksinës antiCOVID-19 të “AstraZeneca” me Universitetin e Oksfordit po rrit pritshmëritë e mëdha, veçanërisht në Britaninë e Madhe, vendi më i prekur në Europë përsa i përket vdekjeve nga sëmundja e koronavirusit të ri.

SHKARKO APP