Lot, ankth dhe tragjedi

India ka raportuar shifrën më e lartë ditore e regjistruar ndonjëherë të rasteve të reja me Covid-19. Vendi ka afërsisht 16 milionë raste të konfirmuara, duke u renditur e dyta pas SHBA.

Infeksionet janë rritur ndjeshëm, menjëherë pas lehtësimit të masave gjatë tubimeve elektorale, ku nuk u mbajtën maskat dhe nuk u respektuan protokollet e sigurisë. Qeveria aso kohe shprehej optimiste për rënien e rasteve dhe vdekjeve.

Tashmë situata është krejt ndryshe. India po përballet me një vale të dytë të egër, që ka rritur akoma më shumë frikën e një sistemi të mbingarkuar të kujdesit shëndetësor. Turma njerëzish janë grumbulluar jashtë spitaleve në qytetet kryesore, ndërkohë që ato nuk kanë më kapacitet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?