Lufta kundër Covid-19, Kina ndihmon Francën me 1 milion maska
Shumë vende kanë sytë për ndihmë nga Kina në përballimin e situatës së shkaktuar nga Covid-19.
Pas Italisë, Franca është vendi i rradhës që do të ndihmohet nga Kina.
Ministri i Jashtëm Francez Jean-Yves Le Drian deklaroi ditën e sotme se në vend kanë mbërritur pajisje mjekësore nga Kina.
Ministri tha gjithashtu se do të dërgohen dhe 1 milion maska.
Ambasada kineze në Francë konfirmoi deklaratën e Drian dhe tha se të bashkuar do t’ja dalim.
Kina vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi me 3,237 viktima dhe 80,894 të infektuar. Megjithatë rastet e reja me Covid-19 janë ulur ndjeshëm.
Ndërkohë në Francë janë shënuar 175 viktima dhe 7,730 të infektuar.