”Lufta mund të zgjasë me vite”, NATO: Mbështesim Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stolteberg, i cili paralajmëroi se duhet të përgatiteshin për një luftë të gjatë, tha se NATO është e gatshme që të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

“Ekziston absolutisht mundësia që kjo luftë të zvarritet për muaj e madje edhe vite”, tha Stoltenberg gjatë një takimi me të rinjtë në Bruksel. Shefi i NATO-s, tha edhe se aleatët po përgatiteshin ti furnizonin Kievin me armë të standardit të aleancës.

Bundestagu gjerman miratoi sot dërgimin e tankve në Ukrainë në një kthesë dramatike të politikës së Berlinit. Stoltenberg tha se Finlanda dhe Suedia mund t’i bashkoheshin aleancës shumë shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?