Lufta në Lindjen e Mesme/ Irani sulmon me dron Ambasadën Amerikane në Bagdad

Një incident i rëndë sigurie është raportuar në kryeqytetin irakian, ku sipas agjencisë Reuters, një dron ka goditur zonën pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara afër aeroportit të Bagdadit.

Ngjarja vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ndërsa përplasjet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në javën e katërt, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon.

Më herët, Shtetet e Bashkuara ndërmorën një sulm ndaj impiantit bërthamor të Natanzit në Iran. Sipas autoriteteve iraniane, të cituara nga Organizata e Energjisë Atomike e Iranit, nuk është regjistruar asnjë rrjedhje e materialeve radioaktive pas goditjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si kundërpërgjigje, Teherani ka lëshuar dy raketa balistike në drejtim të bazës së përbashkët anglo-amerikane në ishullin Diego Garcia, në Oqeanin Indian, një distancë prej rreth 3,800 kilometrash nga territori iranian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, situata në Irak mbetet e tensionuar. Autoritetet vendase kanë shpallur gjendje force madhore në të gjitha fushat e naftës të operuara nga kompani të huaja. Vendimi parashikon ndërprerjen e menjëhershme të prodhimit në zonat e prekura, pa parashikuar kompensim për kompanitë sipas kontratave ekzistuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?