Lufta në Ukrainë, 7 mijë deri 15 mijë ushtarë rusë kanë vdekur

Në luftën ruse në Ukrainë, sipas një zyrtari të lartë ushtarak në NATO, deri në 40,000 ushtarë rusë janë vrarë, plagosur, kapur rob ose zhdukur.

NATO-ja e llogarit shifrën bazuar në informacionin e dhënë nga autoritetet ukrainase dhe informacionin e marrë nga Rusia, zyrtarisht dhe pa dashje.

Po ashtu NATO vlerëson edhe se midis 7,000 dhe 15,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga pushtimi i 24 shkurtit. Rusia filloi pushtimin e saj me rreth 190.000 ushtarë.

SHKARKO APP