
Në luftën ruse në Ukrainë, sipas një zyrtari të lartë ushtarak në NATO, deri në 40,000 ushtarë rusë janë vrarë, plagosur, kapur rob ose zhdukur.
NATO-ja e llogarit shifrën bazuar në informacionin e dhënë nga autoritetet ukrainase dhe informacionin e marrë nga Rusia, zyrtarisht dhe pa dashje.
Po ashtu NATO vlerëson edhe se midis 7,000 dhe 15,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga pushtimi i 24 shkurtit. Rusia filloi pushtimin e saj me rreth 190.000 ushtarë.
