Lufta në Ukrainë, kryeministri i Spanjës: Bota të dëgjojë Kinën

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, thotë se bota duhet të dëgjojë zërin e Kinës në mënyrë që të gjendet një mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

”Kina është një aktor global, kështu që natyrisht që ne duhet ta dëgjojnë zërin e saj për të parë nëse mes të gjithëve ne, mund t’i japim fund kësaj lufte dhe Ukrainë mund ta rimarrë integritetin e saj territorial”,-tha Pedro Sanchez. Lideri spanjoll pritet që të vizitojë kryeqytetin kinez më 31 mars për bisedime me presidentin Xi Jinping.

Kujtojmë se Sanchez e ka mbështetur publikisht planin e presidentit Zelensky për paqe, në të cilin përfshihet kërkesa për të rikthyer territorin e Ukrainës në status quo-në që ishte përpara aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?