Lufta në Ukrainë, Parlamenti rus merr vendimin kritik
Lufta ruse në Ukrainë vijon prej më shumë se 1 vit. Dhoma e ulët e Parlamentit, Duma e Shtetit në Rusi, ka miratuar ligjin që vendos dënime për ata që diskreditojnë ata që morën pjesë në “operacionin special ushtarak” në Ukrainë.
Ata që diskreditojnë të gjithë personelin e përfshirë në operacion, duke përfshirë njësitë vullnetare, ndërmarrjet dhe individët që ndihmojnë Forcat e Armatosura Ruse, do të dënohen me burg dhe gjoba.
Individët në fjalë mund të gjobiten nga 30 mijë deri në 1 milion rubla në vend të burgimit. Përveç kësaj, me ligjin në fjalë, ata që “përhapin informacione të rreme” për luftën në Ukrainë do të dënohen deri në 15 vjet burg.