Lufta në Ukrainë, Putin po humb kokat e lidershipit ushtarak

Rusia prej 23 ditësh po sulmon dhe bombardon Ukrainën në çdo cep të saj, por nga kjo luftë që bota po e dënon me çdo formë, Putin po humbet kokat e lidershipit ushtarak.

Koloneli Sergei Suckarev, komandanti i regjimentit të 331-të sulmues të parashutistëve, një prej grupeve të cilësuara si elitë në ushtrinë e Moskës, u vra në Ukrainë. Suckarev në janar ishte protagonist i misionit rus në Kazakistan, që ndihmoi qeverinë e atij vendi në bllokimin e valës së protestave të dhunshme.

Vdekja e kolonelit u konfirmua nga vetë televizioni shtetëror rus. Kjo nuk është humbja e parë e një ushtaraku rus i gradës së lartë në më pak se një muaj nga fillimi i luftës.

Gjatë një operacioni special në Mariupol, humbi jetën edhe gjenerali major Oleg Mityaev, komandant i divizionit të 150-të të motorizuar. Gjenerali i parë rus i vrarë në fushëbetejë ishte ndërkohë Andrei Sukhovetsky, i vrarë nga një snajper më 3 mars.

SHKARKO APP