Lufta, Putin do i drejtohet kombit rus për herë të parë me një fjalim të rrallë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të mbajë një fjalim të rrallë drejtuar kombit rus nesër. Hera e fundit që ai iu drejtua popullit rus ishte më 24 Shkurt, kur Rusia pushoi Ukrainën.
Fjalimi i Presidentit rus Putin ishte parashikuar për t’u mbajtur mbrëmjen e sotme, por mesa duket është vendosur që të shtyhet. Këtë lajm e ka konfirmuar Sergei Markov, një shkencëtar politik rus i cili është një ish-këshilltar i ngushtë i Vladimir Putinit në kanalin zyrtar në Telegram.
Një ekspert ka përshkruar “panik” në Kremlin mbi situatën në Luhansk dhe Donetsk. Zyrtarët në këto rajone që mbështeten nga Rusia njoftuan se do të organizojnë votime për referendumin në datat 23-27 shtator.