Lufta ruse në Ukrainë, 12 gazetarë të vrarë që nga fillimi

Në Ukrainë përgjatë 35 ditëve të luftës, janë vrarë 12 gazetarë. Prokurorja e përgjithshme Iryna Venediktova, thotë edhe se dhjetë gazetarë të tjerë u plagosën gjatë luftimeve.

“T’i thuash botës të vërtetën për agresionin e Putinit është e tmerrshme, 12 gazetarë kanë vdekur tashmë në luftë”, shkroi ajo.

Po ashtu janë sulmuar të paktën 56 përfaqësues të mediave, mes tyre 15 të huaj. Gazetarët e huaj që u sulmuan ishin reporterë nga Britania e Madhe, Republika Çeke, Danimarka, Zvicra, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara. Një amerikan, një irlandez dhe një gazetar rus u vranë gjatë luftës.

SHKARKO APP