Lufta ruse në Ukrainë, 4 grupe të NATO-s do të vendosen në Europën Lindore

Lufta ruse në Ukrainë, ka bërë që NATO të pozicionojë katër grupe me forcat e saj në Europën Lindore.

Trupat do të vendosen në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca do të rrisë ekzistencën e saj, duke dyfishuar numrin ekzistues të grupeve luftarake, por pa u përfshirë në luftë.

Kurse presidenti i SHBA-së, Joe Biden sapo është nisur nga Uashingtoni në rrugë për në kryeqytetin belg, ku do të marrë pjesë në një takim me aleatët e NATO-s për të diskutuar përgjigjen ndaj pushtimit rus.

SHKARKO APP