Lufta ruse në Ukrainë, Britania zbulon lidhjen e frikshme me krimet në Siri dhe Çeçeni
Lufta ruse me bombardimet e frikshme ndaj zonave të populluara në Ukrainë, është një përpjekje për të thyer moralin.
Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, thotë se forca e rezistencës së Ukrainës vazhdon të befasojë Rusinë, e cila është përgjigjur duke synuar qytete duke përfshirë Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol.
Po ashtu inteligjenca britanike krahason strategjinë e Rusisë me fushatat e saj në Siri në vitin 2016 dhe Çeçeni në vitin 1999, kur ushtria ruse kreu bombardime intensive të zonave të ndërtuara.
Përparimi i Rusisë është ngadalësuar nga shënjestrimi i linjave të furnizimit nga Ukraina.