Lufta Ruse në Ukrainë, Indonezia ofron një zgjidhje për paqe

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, është ofruar si ndërmjetës midis Rusisë dhe Ukrainës për të arritur një marrëveshje mes të dyja palëve që do t’i japë fund luftës së nisur më 24 shkurt, nga trupat ruse.

Kreu i shtetit indonezian ka vizituar Moskën, ku është takuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të cilit i ka përcjellë një mesazh nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me të cilin ka zhvilluar edhe një takim në Kiev këtë javë.

“I përcolla një mesazh nga Presidenti Zelensky Presidentit Putin dhe shpreha gatishmërinë time për të vendosur komunikim mes dy liderëve”, tha Widodo, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax. Mirëpo, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, ka deklaruar para mediave se nuk është në dijeni të përmbajtjes së mesazhit në fjalë

SHKARKO APP