Lufta ruse në Ukrainë, OKB bën bilancin e viktimave mes civilëve

Organizata e Kombeve të Bashkuara, bën me dije se 64 civilë kanë humbur jetën ndërsa 240 të tjerë kanë humbur jetën në ditën e katërt të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Bilanci i viktimave mund të jetë edhe më i lartë, por deri në këto momente këto janë shifrat zyrtare. Rusia që në nisje të ofensivës së saj ka deklaruar se nuk ka si qëllim të sulmojë civilët, por shpesh herë raketat e saj janë filmuar mbi rezidencat e tyre.

Ministria ruse e Mbrojtjes kritikoi Ukrainën që kjo e fundit po armatos civilët, pasi kjo gjë mund të shkaktonte aksidente dhe gjakderdhje.

SHKARKO APP