Lufta ruse në Ukrainë, OKB jep shifrat e civilëve të vrarë
Lufta ruse në Ukrainë, OKB jep shifrat e civilëve të vrarë. Organizata e Kombeve të Bashkuara, thonë se 406 civilë janë vrarë që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë, në 24 shkurt.
Që 801 civilë të tjerë janë plagosur. OKB pranon se shifrat e sakta me shumë mundësi janë “shumë më të larta”. Shifrat janë mbledhur që nga ora 4 e mëngjesit e 24 shkurtit 2022, kur Rusia sulmoi Ukrainën, e deri në 6 mars 2022.
Sipas UNHCR, fluksi i refugjatëve nga Ukraina është tepër i lartë dhe vlerësohet se rreth 5 milionë persona do të braktisin vendin e tyre. Polonia është ajo që po strehon numrin më të lartë të ukrainasve, duke mikpritur rreth 1 milion persona.