Lufta ruse në Ukrainë, OKB: Më shumë se 6 mijë civilë janë vrarë

Organizata e Kombeve të Bashkuara, thotë se të paktën 6 mijë e 755 civilë janë vrarë, dhe më shumë se 10 mijë e 600 të tjerë u plagosën që nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë.

Pushtimi rus i Ukrainës që nisi më 24 shkurt ka hyrë në muajin e dhjetë. Forcat ukrainase po vazhdojnë të betejën në lindje, teksa trupat ruse po sulmojnë në disa drejtime.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i Ukrainës, tha se rusët vazhduan të sulmojnë në Bakmut, Avdijivka dhe Zaporizhja në Ukrainën lindore dhe qendrore, por bombarduan pa dallim, si pozicionet ushtarake, ashtu edhe vendbanimet civile.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?