Lufta ruse në Ukrainë, OSBE-së nis hetimet për shkeljet e të drejtave të njeriut
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka nisur hetimet për abuzimet me të drejtat e njeriut dhe mizoritë e kryera në luftën e Rusisë në Ukrainë. Misioni i gjetjes së fakteve, i cili vjen pasi 45 vende thirrën një mekanizëm të rrallë të OSBE-së që përdoret për të hetuar abuzimet me të drejtat e njeriut, drejtohet nga tre ekspertë të zgjedhur nga Ukraina
“Misioni tashmë ka filluar dhe ekspertët kanë filluar punën e tyre”, tha Katya Andrusz, zëdhënëse e Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). “Ky proces do të zgjasë rreth tre javë, pas së cilës Ukraina do të ketë mundësinë të komentojë mbi raportin përpara se të finalizohet”.
OSBE-ja nuk ka autoritetin të ndëshkojë ligjërisht Rusinë nëse gjen prova të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, por faktet e tyre mund t’u jepen organeve të tjera që e kanë atë autoritet.