Lufta ruse në Ukrainë, presidenti Macron: Rusia duhet mundur, por jo shtypur
Presidenti francez Emmanuel Macron, është shprehur së fundmi se nuk do të donte që Rusia të përfundonte e “shtypur” nga disfata në Ukrainë.
Teksa fliste për mediat franceze, presidenti Macron u kërkoi vendeve perëndimore të rrisin mbështetjen ushtarake për Kievin teksa shtoi se është i përgatitur për një luftë të zgjatur.
“Unë dua që Rusia të mposhtet në Ukrainë dhe dua që Ukraina të jetë në gjendje të mbrojë pozicionin e saj”,-tha ai.
Presidenti francez, sulmoi ata që ai tha se donin ta shtrinin luftën në Rusi në tentativa për ta shtypur si komb.
KOHA JONË SONDAZH

