Lufta tregtare, mediat kineze sulmojnë Trumpin

Mediat kineze kanë nisur një sulm të përbashkët ndaj presidentit amerikan Donald Trump dhe masave të ndërmarra prej tij, duke i konsideruar këto të fundit si të gabuara.

Sa i takon tarifave të reja që Trump ka vendosur ndaj mallrave kineze, një nga mediat e vendit ka shkruajtur:

“Ndjekja e rrugës së zgjerimit dhe hapjes është reagimi më i mirë i Kinës ndaj kontradiktave tregtare që ka me SHBA, që gjithashtu është përgjegjësi e vendeve të mëdha ndaj botës. I zgjuari ndërton ura, ndërsa budallai ndërton mure”, shkruhet në një opinion të agjensisë së lajmeve Xinhua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në organin e shtypit të Partisë Komuniste, në gazetën “E Përditshmja e Popullit”, dënohet ashpër pozicionimi i administratës amerikane për të qenë shkaktarja e kaosit në ekonominë globale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të premten, Trump lajmëroi tarifat e reja prej 25% ndaj 50 miliardë dollarëve mallra kineze. Ai e arsyetoi vendosjen e këtyre tarifave me faktin se Kina rrëmben të drejtat e autorit.

Vendimi i Trump u shoqërua menjëherë nga reagimi i Pekinit, i cili miratoi tarifa të reja që do të hyjnë në fuqi më 6 korrik.

Megjithatë, duket se autoritetet kineze ende besojnë se lufta tregtare mund të shmanget, pasi në gazetën “Global Times” shkruhet se ndryshimet e vogla të qëndrimit nga administrata Trump bëjnë të mendohet se është ende herët për të shpallur luftën tregtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?