Lufta tregtare/ Trump miraton marrëveshjen tregtare SHBA-Kinë për të ndalur tarifat e 15 dhjetorit
Donald Trump ka nënshkruar një ofertë marrëveshjeje drejtuar Kinës, e cila parashikon një ulje të ndjeshme të tarifave ekzistuese amerikane dhe një ndalesë për tarifat e radhës në 160 miliardë produkte konsumi që duhej të kishin filluar të Dielën, 15 Dhjetor. Oferta e presidentit tashmë është dorëzuar në Pekin nga krye negociatori amerikan Robert Lighthzer përmes ambasadës kineze në Uashington.
Në kthim, Kina do të ishte e gatshme të blinte më shumë produkte bujqësore amerikane deri në 50 miliardë dollarë në vit, duke dyfishuar pjesën e saj aktuale, forcuar mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe duke hapur tregun e shërbimeve financiare. Nënshkrimi i marrëveshjes së propozuar amerikane me Kinën në të ashtuquajturën faza-1 e Trump është konfirmuar nga disa burime të Shtëpisë së Bardhë, pas një takimi që u zhvillua gjatë natës në studion ovale midis presidentit dhe këshilltarëve të tij ekonomikë.
Pikërisht këtë të enjte 12 dhjetor, pesë minuta pas hapjes së këmbimit në Wall Street, Trump paralajmëroi qëllimet e tij me anë të një mesazhi në twitter: “Ne jemi shumë afër një marrëveshje të madhe me Kinën. Ata e dëshirojnë atë, po kështu edhe ne, ”. Kjo ishte e mjaftueshme që: tre indekset e bursës amerikane Dow Jones, S&P 500 dhe Nasdaq brenda pak minutash të tejkalonin rekordet e tyre përkatëse brenda ditës.