Luftë deklaratash për origjinën e COVID 19/ Kina mbrohet: Disa amerikanë ishin infektuar para se të konfirmohej rasti i parë në Wuhan

Prej kohësh Kina ka përgënjeshtruar të gjitha zërat dhe deklaratat që vijnë nga zyrtarët amerikanë stë cilët origjinën e COVID 19 e lidhin me Kinën dhe laboratorin në Whan.

Por ata shkojnë më tej dhe deklarojnë se disa amerikanë u infektuan me këtë virus para se të shpërthente në Kinë.

CNN, i bën jehonë një shkrimi prej 30 faqesh, të postuar të shtunën në faqen e internetit të Ministrisë se Jashtme kineze ku përsëriten dhe zgjerohen më tej përgënjeshtrimet e bëra gjatë konferencave për shtyp.

Artikulli citon njoftime të mediave që thonë se disa amerikanë ishin infektuar nga virusi përpara se të konfirmohej rasti i parë në Wuhan, edhe pse nuk ka prova që të tregojnë se kjo është e vërtetë.

Në përpjekje për të hedhur poshtë aludimet amerikane se koronavirusi ka qenë krijuar me paramendim ose ka dalë në një farë mënyre nga Instituti i Virologjisë i Wuhanit, artikulli thotë se të gjitha provat tregojnë që virusi nuk është i krijuar nga njeriu dhe se instituti nuk është i aftë të sintetizojë një virus të ri.

Sipas CNN, artikulli i ministrisë së jashtme kineze jep një kalendar kohor, që sipas saj tregon se Kina i ofroi në kohë dhe në mënyrë të hapur e transparente të gjitha informacionet që dipononte ndaj komunitetit ndërkombëtar, duke hedhur poshtë kritikat amerikane se ajo u tregua e ngadaltë për të dhënë alarmin.

Por megjithë garancitë e përsëritura të Kinës, shqetësimet për vonesat e dhënies së informacionit nga ana e saj nuk janë shuar.

SHKARKO APP