Luftë e re në Maqedoni?!
“Informacionet janë të sakta, bile grupi është më i madh në numër. Qëllimi i tyre është të ndajnë një pjesë të Maqedonisë. Ata janë pjesë e “Grupit të Kumanovës”.
Kështu u përgjigj, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ndaj pyetjes së gazetarëve se vallë a është e vërtetë se një grup prej 40 personash kanë hyrë në Maqedoni dhe janë gati të bëjnë trazira.
Sipas tij, me kërcënimet që po ballafaqohet Evropa po i ndjen edhe Maqedonia.
Ai foli gjithashtu edhe për kapacitetet e Maqedonisë për t’u ballafaquar me krizën e emigrantëve.
“Ushtria tregoi sjellje profesionale. Suksesshëm u ballafaquam me sfidën e krizës së emigrantëve. Do të ketë valë të dytë të emigrantëve, mirëpo ne kemi kapacitet të ballafaqohemi me të gjitha sfidat. Me valën e parë të emigrantëve, dëshmuam dhe ishim shembull për shtetet tjera”, tha Ivanov. (INA)
KOHA JONË SONDAZH

